Grupi i vrasësve me pagesë dënohet me 118 vjet burgim nga Gjykata e Lezhës

Një grup vrasësish me pagesë janë dënuar nga Gjykata e Lezhës me 118 vite burg për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë

Një grup vrasësish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit, janë dënuar nga Gjykata e Lezhës me 118 vjet burgim për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes, por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Sipas dosjes hetimore, Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka.

Tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij. Ndërsa, në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur.

Ndërsa i pandehuri tjetër, Shpëtim Kraja, akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.

Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 28 vjet burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim”, të kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjinit, raporton tvanews.

Hetimet ne lidhje me rastin nisen dy vite më parë nga prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, në bashkëpunim me prokurorin e Kurbinit, Bardhyl Shehu.

Dënimet për secilin prej tyre ishin: Ilirjan Feçi 30 vjet burgim, Ibrahim Difaj 25 vjet burgim, Robert Laçi 28 vjet burgim dhe Shpëtim Kraja 35 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika