Grupi multientik në pritje për shkarkimin e Arifit, nuk e respektoi marrëveshjen

Grupi parlamentar multietnik tash e një kohë është në pritje që një pikë e propozuar nga ata të futet në rend dite në Kuvend. Kërkesa e tyre është shkarkimi i Bekim Arifit nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit. Kjo, sipas deputetes Duda Balje, po bëhet pasi që nuk ishte respektuar një marrëveshje për të cilin ishin marrë vesh 2 vjet më parë

Në mars janë bërë dy vite që kur në Kuvendin e Kosovës u formua grupi parlamentar i përbërë nga deputetë të komunitetit boshnjak, turk, egjiptian, rom dhe ashkali.

Dy vite pas, një marrëveshje e nënshkruar mes palëve, duket se nuk po zbatohet.

Gjatë muajit shkurt, ishte deputetja nga radhët e këtij grupi, Duda Balje ajo që paralajmëroi se kanë kërkuar që të shkarkohet nënkryetari i Kuvendit që vinte nga grupi multientnik, Bekim Arifi.

Kjo pasi që marrëveshja parashihte që Arifi të mos e mbante pozitën deri në fund të mandatit.

“Ne kur kemi nda pozitat, patëm vendos të kemi rotacion me qëllim që çdo komunitet të kishte përfaqësuesin e tyre në kryesi brenda mandatit. Na kemi ba marrëveshje që zotëri Bekim Arifi me kanë i pari pastaj e kemi nda që pas dy viteve të ndërrohet. Tash koha e zoterit Bekimi ka kalu dhe kemi kërku që dikush tjetër nga grupi multietnik me dal”, ka thënë deputetja Duda Balje.

Por marrëveshja, sipas Baljes, nuk është respektuar nga Arifi, duke çuar në formalizimin e kërkesës për shkarkimin e tij.

“Tash zoteri Bekim e ka shfrytëzu momentin që okej unë dal nga kjo pozit por duhet të votohet në Kuvend, tash ne kemi ardhë në pozitë që duhet për ta ndërruar anëtarin ne duhet të hedhim në kuvend për votim dhe duhen 81 vota”, shtoi ajo.

Televizioni ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga vetë Arifi, por i njëjti nuk është përgjigjur ndërsa nga stafi i tij, janë arsyetuar si njëjti ka agjendë të ngjeshur.

Megjithatë, propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi, figuron në agjendë për seancën e 22 marsit, por vështirë se do t’i vijë radha për trajtim në kuvend.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika