Grupi muzikor Beatles nxjerr albumin “e fundit”, e mundësoi inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale u përdor për të formuar zërin e John Lennon-it bazuar tek një regjistrim i vjetër, për të krijuar “albumin përfundimtar të Beatles-ave” disa dekada pas shpërbërjes së grupit muzikor

Paul McCartney. Foto: AP

Inteligjenca artificiale u përdor për të formuar zërin e John Lennon-it bazuar tek një regjistrim i vjetër, për të krijuar “albumin përfundimtar të Beatles-ave” disa dekada pas shpërbërjes së grupit muzikor, njoftoi të martën Paul McCartney.

80-vjeçari McCartney i tha radios BBC se inteligjenca artificiale u përdor për të veçuar zërat nga tingujt e tjerë në regjistrimet gjatë prodhimit të serialit dokumentar të vitit 2021 të regjizorit Peter Jackson, të titulluar “Beatles-at: Rikthimi”. Kënga “e re” pritet të qarkullohet më vonë këtë vit, tha McCartney.

Jackson “arriti të veçojë zërin e John-it nëpërmjet disa shiritash kasetash dhe një pianoje”, i tha radios BBC,McCartney. “Ai mundi t’i ndante nëpërmjet inteligjencës artificiale; i thoshte makinerisë se ‘ky është një zë, kjo është një kitarë, hiqe kitarën’”.

“Pra, kur prodhuam atë që do të ishte albumi i fundit i Beatles-ave, ishte nga një provë për të cilën punonte John-i”, shtoi ai. “Arritëm të marrim zërin e John-it dhe ta pastrojmë nëpërmjet inteligjencës artificiale, që ta përdornim në vazhdim për krijimin e albumit. Të jep një lloj lirie veprimi”.

McCartney nuk identifikoi me emër regjistrimin provë që u përdor, por BBC-ja dhe të tjerë thanë se ka të ngjarë të jetë nga një këngë e papërfunduar dashurie e vitit 1978 nga Lennon, e titulluar “Tani dhe atëherë”. Prova muzikore ishte përfshirë në një kasetë të titulluar ‘Për Paul-in”, që McCartney ja dha e veja e Lennon, Yoko Ono, raportoi radioja BBC.

McCartney e përshkroi teknologjinë e inteligjencës artificiale “disi të frikshme, por interesante”, duke shtuar se “Do të shohim se ku do të na çojë”.

E njëjta teknologji i mundësoi McCartney të bënte një “duet” virtual me Lennon, i cili u vra në vitin 1980, me këngën “Kam një ndjesi” vitin e kaluar në Festivalin në Galstonbury.

Kantautori dhe këngëtari McCartney pritet të çelë një ekspozitë më vonë këtë muaj tek Galeria Kombëtare e Portreteve në Londër me fotografi që do të shfaqen për herë të parë, të marra prej tij gjatë ditëve të hershme të grupit Beatles në fillimet e valës së mbiquajtur “Beatlemania”, kur ndjekësit e shumtë e ngritën këtë bandë muzikore në nivelin e famës botërore.

Ekspozita, e quajtur “Sytë e furtunës”, do të ketë mbi 250 fotografi që McCartney bëri me kameran e tij në periudhën 1963-1964, ndër to edhe portrete të pjesëtarëve të grupit: Ringo Starr, George Harrison dhe John Lennon, si dhe të menaxherit të grupit Beatles, Brian Epstein. /VoA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika