Grupi parlamentar i SPD-së miraton në Bundestag letërqëndrimin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Deputeti gjermano-kroat, Josip Juratoviq, nga Grupi parlamentar i SPD-së së Bundestagut gjerman, ka njoftuar se më 7 shkurt është miratuar dokumenti në mbështetje të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se grupi parlamentar i socialdemokratëve gjermanë riafirmon objektivin e anëtarësimit të plotë në BE për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

“Akterët nacionalistë në terren kanë përfituar nga qëndrimi hezitues i BE-së, duke nxitur konfliktet etnike, me qëllim që të përvetësojnë strukturat dhe burimet shtetërore dhe kështu të minojnë përparimin në demokraci dhe shtetin e së drejtës”, shkroi ai.

Juratoviq ka potencuar se në fokus janë tri parime, demokracia në vend të stabilitetit, akomodimi dhe kushtëzimi në procesin e anëtarësimit dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, kancelari Scholz ka sjellë dinamikë të re në rajon dhe duhet të shfrytëzohet kjo mundësi për të përmbushur përgjegjësinë ndaj banorëve të Ballkanit Perëndimor që ushqejnë ëndrrën evropiane për një jetë në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Është gjithashtu në interesin tonë si evropianë që të mos e lëmë Ballkanin Perëndimor të varet në tensionin e konflikteve gjeopolitike, por t’i integrojmë në mesin tonë”, shkruan Juratoviq.

Po ashtu, ai shtoi se duke vepruar kështu, po vënë në pah perspektivat për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i vënë drejtësinë përgjegjësisë sonë ndaj banorëve vendas që ushqejnë ëndrrën evropiane për një jetë në paqe, siguri dhe prosperitet”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika