Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e 42 deputetëve ka ftuar seancë të jashtëzakonshme për aferën e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq.
E për këtë seancë grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në Kuvend.
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet, më fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist.
Kjo seancë vjen pas publikimit të një audio-incizimi ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radojçiq, duke diskutuar për çështje të votimeve në Kuvend.
Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, theksohet se gjatë kësaj seance, partitë opozitare do të propozojnë një rezolutë për hetimin e veprimeve të Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj nga pozita.
Biseda me Radojçiqin e “përndjek” edhe të premten Kusari-Lilën në Kuvend