Grupi “Queen” më një këngë të papublikuar më parë të Freddie Mercury

Grupi i rockut Queen këtë vit do ta lansojë një këngë të papublikuar më parë  të vokalistit Freddie Mercury

Këngëtari Freddie Mercury i Queen performon Live në Forum më 3 Mars 1977 në Inglewood California

Pjesëtarët e grupit Queen, Roger Taylor dhe Brian May, zbuluan lajmin se do ta publikojnë një këngë të papublikuar më herët, të Freddie Merucury. Këtë lajm ata e zbuluan nëpërmjet BBC Radio 2.

Sipas Taylor, kënga quhet “Face It Alone”, dhe ishte e regjistruar gjatë sesionit të vitit 1989, kur po bënin albumin “The Miracle”. Freddie Mercury e kishte kënduar këtë këngë gjatë një sesioni në vitin 1988, por kur albumi u publikua nuk ishte në mesin e këngëve të tjera për shkak të prerjes që i është bërë albumit për arsye të publikimit.

“Ne gjetëm një perlë të vogël nga Freddie , të cilën e kishim harruar,” tha bateristi. Ai shtoi “ Është e mrekullueshme në fakt. Është një zbulim i vërtetë. Është nga sesionet e albumit “The Miracle”. Dhe mendoj se do të dalë në shtator,” rapoton LoudWire.

Meqenëse popullariteti i Queen ka vazhduar të rritet vetëm pas vdekjes së Mercury-t në 1991, çdo këngë e re e papublikuar pritet me shumë dashuri nga adhuruesit e muzikës së tij.

Roger Taylor, Adam Lambert dhe Brian May

Pas vdekjes së vokalisiti të grupit Mercury, basisti John Deacon mbeti pjesë e aktiviteteve të grupit derisa u tërhoq në vitin 1997, May dhe Taylor kanë vazhduar të mbajnë gjallë emrin dhe muzikën e grupit, fillimisht duke kaluar pesë vjet me këngëtarin e “Free and Bad Company” Paul Rodgers në krye të përformancës së tyre.

Ndërsa, nga viti 2011, pas një koncerti shume të suksesshëm në American Idol, Adam Lamberet mori përsipër pjesën e vokaleve për Queen dhe ka mbetur me grupin që atëherë.  Ishte zbuluar vitin e kaluar se bendi ka tentuar të punojë në këngë të reja me vokalistin e ri, por ende nuk kanë gjetur diçka më të cilën ata donin të zhvilloheshin si grup.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika