Grupi ukrainas që fitoi Eurovizionin e këtij viti, ka shitur trofeun e tyre për 900,000 dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë, transmeton “BBC“.
Kalush Orchestra do ta vërë në ankand mikrofonin e kristaltë, për të blerë dronë për ushtrinë e Ukrainës.
Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut në Berlinit.
Ai synon të mbledhë para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet.
Duke folur në koncert, anëtari i grupit, Oleh Psiuk, bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së, së bashku me një numër të panjohur luftëtarësh.
Njëherësh, konflikti Rusi-Ukrainë ka detyruar më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre qëkur Rusia e pushtoi më 24 shkurt.
“Unë mendoj se duhet të jetë gjithmonë në faqet e para, derisa të vijë paqja,” ka thënë Psiuk.
Prezantuesi televiziv ukrainas, Serhiy Prytula, ka njoftuar se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për të blerë tre dronë “PD-2” të prodhimit ukrainas, raporton agjencia e lajmeve “Reuters“.
Dronët përdoren shumë nga forcat ukrainase dhe ruse, si armë ashtu edhe si avionë zbulimi.