Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka shpjeguar pse Erling Haaland nuk është ende në nivelin e Lionel Messit, pavarësisht formës së tij të jashtëzakonshme këtë sezon.
I pyetur nëse mendon se Haaland do të shënojë sa herë që luan – siç ishte rasti me Lionel Messin te Barcelona – Guardiola tha: “Dallimi është, ndoshta që Erling ka nevojë për të gjithë shokët e tij për ta bërë këtë. Është e pabesueshme”.
“Messi kishte aftësinë për ta bërë vetë këtë”, ka shtuar Guardiola.
Komentet e Guardiolës kanë ndarë tifozët e Cityt në rrjetet sociale.
Një tifoz i M. Cityt shkroi në rrjete sociale: “Është e vërtetë që Messi shënoi disa gola të shkëlqyer individualë, por ai kishte shokë skuadre si Xavi, Iniesta, Busquets dhe Yaya Toure të cilët i ndihmuan për shumicën e golave të tij”.
“Kjo është e vërteta . Messi nuk ka nevojë për mbështetje nga bashkëlojtaret, ndërsa lojtarët e tjerë e kanë të nevojshme”, shkroi një tifoz në Twitter.
Pas fitores të së dielës, Haaland vlerësoi stilin e lojës së Guardiolës për golat e tij.
“Ju mund ta ndjeni atë gjatë gjithë kohës, shihni pasimet që i japim njëri-tjetrit, ne gjithmonë duam të shkojmë përpara dhe gjithmonë duam të sulmojmë”, tha Haaland.
Haaland vazhdoi fillimin e tij të jashtëzakonshëm në Premier League duke shënuar një hat-trick në fitoren 6-3 të së dielës ndaj Manchester United në Etihad. Ky ishte het-triku i tretë i 22-vjeçarit në sezon, në vetëm tetë paraqitje në ligë.