Guerot deklarohet për ndihmën prej 100 mijë eurosh për familjet e të zhdukurve

Ambasada e Francës në Kosovë ka mirëpritur dakordimin e 4 prillit për personat e zhdukur, me ç'rast, i ka dhuruar 100 mijë euro Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në ndihmë të kësaj çështjeje. Ambasadori francez në Kosovë ka deklaruar se kjo vlerë monetare vjen si mbështetje për familjet e të zhdukurve dhe jo vetëm

Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë
Olivier Guérot, ambasador i Francës në Kosovë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se 100 mijë eurot e dhuruara për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vijnë si mbështetje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka thënë se të njëjtat janë mbështetje për familjet e të zhdukurve.

“Franca i ka dhuruar 100 mijë euro Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të vazhduar punën për personat e zhdukur. Kjo është mbështetje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja…mbështetje për familjet e të zhdukurve”, ka shkruar Guerot në Twitter.

Ndërkaq, në një postim në Facebook, thuhet se çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë është thelbësore për pajtimin dhe normalizimin e mardhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi i parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas marrëveshjes së Ohrit solli po ashtu dakordimin e parë drejt zbatimit të deklaratës për të zhdukurit gjatë luftës, takim ky i zhvilluar në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika