Ndërmarrja Infrakos ka njoftuar se sot në mëngjes janë hasur në gurë të hedhur mbi trasenë hekurudhore në linjën Prishtinë-Pejë, në dalje të stacionit Cerrovikë të Klinës.
Gurë mbi trasenë hekurudhore Prishtinë-Pejë
Rafet Çitaku nga Infrakos këtë ndodhi po e quan të pazakontë.
“Ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, sepse nuk ka qenë praktikë e një bllokade të tillë të lëvizjes së trenit, marrë parasysh faktin e rrezikshmëirsë së udhtarëve që udhëtonin në këtë relacion”, tha Çitaku në emisionin “FIVE”.
Sa i përket këtij rasti, ai thotë se kanë marrë veprimet e duhura, dhe se është formuar një komision për të verifikuar pasojat që do mund të ndodhnin.
“Ne kemi marrë të gjitha veprimet e duhura si infrakos, bashkërisht me organet e kom panisë trainkos që ka qenë duke qarkullu në atë drejtim, operativa ka njoftuar policinë dhe është formu shtabi emergjencës, një komision për të verifiku shkaqet dhe pasojat që mund të kishin ndodhë në atë pengesë, komisioni do të punojë ditëve në vazhdim”, shtoi Çitaku.
Ndërkaq, Çitaku deklaroi se kanë apeluar tek organet e rendit për të identifikuar personat që kanë kryer këtë akt.
“E kemi marrë shqetësim të madh pasi kanë qenë dhjetëra apo qindra udhëtarë dhe ka mundur të vijë në një ramje të trenit dhe të ndodhë një katastrofë me fatalitet, kemi apeluar te organet e rendit, jemi duke u munduar me identifiku personat që kanë kryer këtë akt të shëmtuar dhe t’i vendosim para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar”.