Guri: Në frikë e në panik është Faton Peci

Paris Guri, Kryetar i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), në një linjë direkte Debat Plus ka thënë se nuk ka frikë nga kallëzimi penal të cilin ia ka bërë Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Guri ka thënë se ai që duhet të ketë frikë është vet ministri Peci.

‘’Absolutisht unë nuk kam arsye me u tutë. Mëkati jem është që kamë dorëzuar një kallxim penal ndaj një hajnie të madhe që është bë në Ministrinë e Bujqësisë, kështu që nëse këtu ka nevojë me u frikësu është ministri i bujqësisë. Arsyeja e kallximit penal sot ndaj meje ka qenë vetëm frika. Në frikë e në panikë është Faton Peci, ministri i bujqësisë’’, ka thënë Guri.

‘’Ai veprim ishte nga frika, nga sikleti që e ka kap për skandalet që i ka bërë gjatë krejt kësaj kohe. Në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin, ke absolutisht e pa logjikshme’’, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Peci në padinë ndaj tij e kishte shkruar se Guri bënë pjesë në një grup kriminal.

‘’Unë jam një i ri i Republikës së Kosovës që e du vendin tem dhe që kontribuoj për vendin tem. Mëkati i vetëm i jemi, i forumit të rinisë dhe Sekretarit është që e kemi zbulu një skandal që ministri i bujqësisë ia jep 200 mijë euro brenda pak muajëve deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Fatkeqësia më e madhe është këtu që e njëjta deputete është edhe kryetare e komisionit për bujqësi’’, ka thënë Guri.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika