Guri: ‘Rruga e re’ është slogani i programit tonë politik

Paris Guri, kryetari i forumit rinor të LDK-së, shpalosi më shumë detaje rreth sloganit të ri të LDK-së, "Rruga e re". Guri shprehu se reagimet ndaj këtij slogani ishin përgjithësisht pozitive, por tha se duhet të kuptohet se ky slogan nuk është logoja e LDK-së. Ai theksoi se LDK-ja mbetet besnike ndaj vlerave të saj themelore dhe identitetit të saj

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishte Paris Guri, kryetar i forumit rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ai ndër të tjera bëri të ditur më shumë për sloganin e ri të LDK-së.

“Ka ngjallur shumë reagime, por reagimet shumica dërmuese prej tyre kanë qenë pozitive. Njerëzit e kanë gjetur vetën te slogani, te programi jonë “Rruga e re”. Ka pasur ndër ta edhe njerëz që e kanë keqkuptuar konceptin edhe kanë menduar që është logo e LDK-së, mirëpo nuk është logo e LDK-së. Logo e LDK-së është ajo që nga themelimi i saj dhe ka shumë vlerë, pasi ndër vete ngërthen një histori të jashtëzakonshme të shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Rruga e re nuk është rruga e re për LDK-në, por është rruga e re për Kosovën”, ka thënë Guri.

Tutje, ai ka theksuar se “Kosova për momentin e ka një pasuri shumë të madhe të rinisë që janë duke u përfshirë në sektorin e teknologjisë, kurrkush s’flet për sektorin e teknologjisë, kurrkush s’flet për zhvillimin e digjitalizimit, krejt flasin vetëm për 20-vjeçarin e kaluar”.

Guri gjatë emisionit bëri të ditur se rreth programit të tyre “Rruga e re” është punuar që një vit.

“Ne kemi vendosur përmes një plani konkret që e kemi, një plani që është punuar tash e 1 vit, 30 departamente e mbi 300 eksperta më eminent të fushës, mbi 300 profesionistë kanë marrë pjesë në hartimin e programit tonë ‘Rruga e re’”, vijon ai.

Ai ka thënë se “Rruga e re” është slogan i “programit tonë politik”.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk braktis asnjëherë identitetin e saj.

“LDK-ja nuk mundohet të ikë nga identiteti i saj asnjëherë se LDK nuk mund të ikë nga identiteti i LDK-së. LDK-ja i ka vlerat themeltare, vlerat ideologjike. LDK-ja që nga themelimi deri tash i ka vlerat e njëjta që i ka pasur si ‘Kosova e lirë, e pavarur, sovrane me miqtë tanë ndërkombtarë’, e cila tashmë po na cenohet”, ka thënë Guri.

Ai, ndër të tjera, bëri një thirrje për të rinjtë të cilët dëshirojnë të merren me politikë dhe të inkuadrohen në aktivitete politike.

“Të rinj nëse doni të merreni me politikë përcillni Mefail Bajqinovcin, Dimal Bashën dhe Fitore Pacollin dhe mos u bëni si ta, pasi janë shembulli më i keq, më qesharak se si duhet me qenë një politikan i Kosovës”, ka përfunduar Guri.

Ndryshe, zyrtarë të LDK-së kanë bërë të ditur më herët se programi i ri që lidhet me ‘Rrugën e Re’, si tërësi pritet të prezantohet gjatë muajit tetor.

Për disa muaj me radhë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar aktorë të ndryshëm të jetës publike në Kosovë, duke prezantuar pjesërisht para tyre programin e tij “Rruga e Re”, që sipas tij, është zgjidhja e vetme për Kosovën.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika