Guterres dhe presidenti i Koresë Jugore takohen në Seul

Të dyja palët gjatë takimit kanë pasur një diskutim "të sinqertë" mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe kanë ndarë pikëpamjen e tyre rreth zhvillimt të raketave dhe armëve bërthamore të vendit të cilën e shohin si një "sfidë të madhe" për paqen rajonale dhe botërore

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres janë takuar të premten e 12 gushtit në Seul, ka thënë zyra presidenciale e Koresë së Jugut.

Të dyja palët gjatë takimit kanë pasur një diskutim “të sinqertë” mbi çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe kanë ndarë pikëpamjen e tyre rreth zhvillimt të raketave dhe armëve bërthamore të vendit të cilën e shohin si një “sfidë të madhe” për paqen rajonale dhe botërore.

Gjatë takimit, Yoon gjithashtu ka diskutuar mënyrat konkrete për avancimin e bashkëpunimit midis Koresë së Jugut dhe OKB-së me zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së të ngarkuar me zhvillimin, ndërtimin e paqes dhe ndryshimet klimatike, njofton The Korea Herald.

Ndër të tjera është diskutuar për çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe çështje të tjera kryesore globale, duke përfshirë situatën rajonale, ndryshimet klimatike dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Presidenti i Koresë së Jugut ka thënë qeveria “vlerëson solidaritetin dhe bashkëpunimin për të ruajtur rendin ndërkombëtar bazuar në vlerat dhe normat universale”.

Ndryshe, Shefi i OKB-së ka arritur në Korenë e Jugut të enjten e 11 gushtit për një udhëtim dy-ditor në pjesën e tretë të turneut të tij në tre vende aziatike, përfshirë Japoninë dhe Mongolinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika