Guterres: Tani është koha për përmbajtje maksimale

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është i pari që flet në mbledhjen për Izraelin duke thënë se Lindja e Mesme është në prag të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është i pari që flet në mbledhjen për Izraelin duke thënë se Lindja e Mesme është në prag të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë.

“Tani është koha për përmbajtje maksimale”, tha Guterres gjatë seancës urgjente të kërkuar nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit pas sulmit.

Guterres u kujtoi vendeve anëtare se Karta e OKB-së “ndalon” sulmet ndaj integritetit territorial të shteteve dhe “parimi i paprekshmërisë” së personelit diplomatik dhe konsullor “duhet të respektohet”.

“Është koha të tërhiqemi nga pragu. Është jetike të shmanget çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Civilët tashmë po mbajnë barrën dhe po paguajnë çmimin më të lartë”, tha Guterres.

Guterres tha se OKB-ja dhe vendet anëtare kanë një “përgjegjësi të përbashkët” për të angazhuar “të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për t’u angazhuar në mënyrë aktive të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të siguruar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmave”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim në konfliktin Izrael-Gaza. “As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë,” tha ai.

“Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të ndaluar dhunën në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të de-përshkallëzuar situatën përgjatë Linjës Blu dhe për të rivendosur lundrimin e sigurt në Detin e Kuq. Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të punuar për paqen. Paqja dhe siguria rajonale dhe në të vërtetë globale po minohen çdo orë. As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë më shumë luftë”, ka thënë Guterres.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika