Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në përfundim të mandatit 5-vjeçar ka mbajtur një konferencë për media.
Mehmeti ka thënë se me gjithë vështirësitë që janë ballafaquar si institucion, BQK-ja ka arritur të sigurojë sistem bankar të qëndrueshëm pavarësisht krizave nga pandemia dhe lufta në Kosovë.
“Me gjithë vështirësitë që jemi ballafaquar si institucion dhe unë si guvernator por jam i lumtur të ju informoj se BQK-ja ka arritur të sigurojë sistem bankar të qëndrueshëm pavarësisht krizave nga pandemia dhe lufta në Ukrainë”, ka thënë Mehmeti.
Mehmeti ka thënë se sistemi financiar në vend gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare ka qenë pozitive në gjithë aspektet.
Sipas tij, BQK-ja ka arritur të sigurojë një sistem financiar stabil.
“Nën udhëheqjen time BQK ka arritur të sigurojë një sistem financiar stabil, një qëndrim i ngjajshëm mund të evidentohet edhe në dokumente të tjera. Performanca ka qenë shumë e kënaqshme dhe rezultatet financiare, sa kam qenë guvernator”.
“Rasti i Monego ka shkuar me ankesë në të gjitha instancat vendore deri në Kushtetuese, është mirë per Kosovësn qe te gjitha kanë vertetuar ligjshmërinë, dhe kemi rastin e IuteCredit, qe ka shkuar ne Arbitrazh që shkojë në favor të BQK”, ka vijuar ai.
Mehmeti, BQK-në e ka vlerësuar si shtyllë kryesore të individëve dhe ekonomisë, duke thënë se sistemi financiar në vend ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme.