Guvernatori i BQK-së takohet me zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është takuar me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Bo Li. Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimeve

Guvernatori i BQK-së Fehmi Mehmeti dhe zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li

Gjatë së mërkurës së 21 shtatorit, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të udhëhequr nga zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Bo Li.

Në këtë takim, guvernatori Mehmeti ka informuar zëvendësdrejtorin e FMN-së, Li dhe përfaqësuesit e FMN-së për performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe ka potencuar rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjatë takimit, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka shpalosur edhe pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet makroekonomike në Kosovë.

Guvernatori Fehmi Mehmeti ka shprehur vlerësim ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, njëkohësisht Mehmeti ka shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha aspektet me FMN-në.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika