Guvernatori Mehmeti është pritur në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook duke shënuar vizitën e parë të një Guvernatori të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.
Guvernatori Mehmeti është pritur në takim zyrtar nga Guvernatorja Lisa DeNell Cook , në zyrat e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.
Për takimin e së shtunës, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Guvernatoren Cook lidhur me rolin e BQK-së si dhe licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare në Kosovë.
Krahas kësaj, Guvernatorja Cook u informua për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve duke filluar nga themelimi i BQK-së e deri tek institucionet amerikane.
Në kuadër të kësaj, Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që SHBA-të kanë dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për zhvillimin e sektorit financiar në Kosovë. Guvernatorja COOK u informua më tutje për performancën e sistemit financiar në Kosovë.
Njëherit, Guvernatori Mehmeti shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe parashikimet e BQK-së për ekonominë e vendit përgjatë viteve të ardhshme.
Përveç kësaj, në takim u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm me Rezervën Federale si dhe mundësinë e zgjerimit dhe avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm në mes dy institucioneve.
Ftesa për të vizituar Kosovën nuk u kursye nga Guvernatori Mehmeti, ftesë kjo e mirëpritur nga Guvernatorja Cook.