Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën Gabriel Di Bella.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Sipas njoftimit, Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën.