Guvernatori Mehmeti: Tërheqja e dividentave është e drejtë e bankave, por nuk paguajnë tatim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se tërheqja e dividentave është e drejtë e bankave, por që nuk paguhet tatim për shtetin e Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

Bankat komerciale në vend me kapital të huaj që po realizojnë rritje të fitimeve të mëdha nga viti në vit, po tërheqin dividentat e tyre të larta pa paguar tatim për shtetin e Kosovës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, nuk ka treguar për shumat e dividentave të tërhequra më 2022 nga bankat, por që i ka arsyetuar këto tërheqje.

Ai ka thënë se bankat me kapital të huaj që tërheqin dividenta, nuk paguajnë tatim për shtetin e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të BQK-së, për dhjetë muaj të këtij viti, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 120.3 milionë euro.

Norma e interesit ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka arritur në 6.3 për qind.

“Sektori bankar në Kosovë është storie suksesi, sa i përket investimeve të huaja. Prej 12 bankave komerciale që veprojnë në Kosovë, 9 prej tyre janë me kapital të huaj. Kjo është inkurajuese edhe për neve si Bankë Qendrore dhe për shtetin e Kosovës që sa më shumë të kemi investime të huaja në Kosovë. Me sa më kujtohet mua, dividenta nuk tatohet, por në përgjithësi është inkurajues fakti që ato biznese që vijnë në Kosovë, vijnë për të ndihmuar shtetin e Kosovës, por natyrisht që e kanë parasysh edhe fitimin e tyre. Tërheqja e devidentes, është një diçka e drejtë e tyre, të cilën mund ta realizojnë jo vetëm bankat, por secili biznes që punon dhe vepron në Kosovë”, ka thënë Mehmeti për KP.

Pas një ndalese të përkohshme nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tremujorin e fundit të 2021, bankat komerciale me kapital të huaj u lejuan të shpërndajnë dividenta te aksionarë në shtetin e tyre.

Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 bankat komerciale në vend, shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro.

Ndonëse këto miliona euro prej fitimeve të realizuar në tregun e Kosovës, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këto miliona kanë dalë nga Kosova.

Në bazë të të dhënave nga BQK, në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36 për qind.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika