Hadërgjonaj i LDK-së: Ngritje dhe modernizim i kazermave ushtarake për gatishmëri më të lartë

Kandidati i LDK-së për deputet dhe gjeneral në pension i FSK-së, Fadil Hadergjonaj, gjatë një interviste në emisionin FIVE të Dukagjinit, deklaroi se planifikohen tri kazerma të reja ushtarake për të përmbushur nevojat strategjike të Kosovës.

Këto investime synojnë përmirësimin e gatishmërisë ushtarake të Kosovës dhe afërsinë e trupave me kufijtë për të përballuar çdo rrezik potencial, veçanërisht nga Serbia

Hadërgjonaj theksoi se njëra nga kazermat e reja do të ndërtohet në rajonin e Gjakovës, një tjetër në Podujevë dhe e treta në Suharekë.

“I kemi menduar edhe tri kazerma ushtarake. Me të cilat do ta përmbushim komplet nevojën e Kosovës, pozicionimin dhe bazimin e forcave ushtarake, që të jenë në të gjitha anët e Kosovës. Që të trupa dhe kapacitet ushtarake për të ndërhyrë nga cilado qoftë anë. Që të jenë afër kufijve dhe të jene të gatshëm që t’i përgjigjen çdo rreziku.

Aktualisht mungon në rajonin e Gjakovës, ne mendojmë që ta kemi edhe një bazë aty, jo për shkak të rreziqeve që na kanosen. Sepse ne kufizohemi me tri shtete të NATO-s dhe tani për tani, rreziku potencial dhe primar është Serbia. Do të thote pjesa veri-lindore është në rrezik. Dhe në atë pjesë ta kemi një kazermë në rajonin e Podujevës. Ku dot ngrite një kazermë e re. Dhe një kazermë tjetër të re do ta kemi në rajonin e Suharekës”, ka thënë Hadërgjonaj.

Përveç kazermave, Hadergjonaj foli edhe për ndërtimin e lagjeve ushtarake pranë tyre. Këto lagje do të krijojnë kushte që personeli drejtues dhe komandues të jetë i sistemuar pranë kazermave bashkë me familjet e tyre.

“Përveç ngritjes së kazermave ne do t’i modernizojmë edhe kazermat ekzistuese. Që ato të jenë në kuadër të kushteve dhe parametrave që i ka çdo ushtri e NATO-s. Sepse aspirata e jonë kryesore është integrimi në strukturat veriatlantike.

Të kjo pjesa e gatishmërisë hynë edhe kjo pjesa e ndërtimi të lagjeve ushtarake, përveç kazermave, kushteve e infrastrukturës së brendshme. Që nënkupton që do të jenë afër kazermave, do të sistemohen personeli drejtues, komandues ata që janë larg me vendbanime. Ato qendra do të ofrojnë që personeli ushtarak të jetë me familjen e tyre”, ka shtuar kandidati i LDK-së për deputet.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika