Hadid emocionohet teksa flet për karrierën e saj për revistën Elle

Ajo është një nga modelet më të pëlqyera, e cila ka sfiluar në pasarelat më të njohura botërore. Por, në intervistën e fundit për Elle, modelja Gigi Hadid ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur se shpeshherë fama të bën të të ikë kontrolli i jetës tënde

Gigi Hadid

Supermodelja, 27 vjeçe, Gigi Hadid, bëri bujë për famën dhe dobësitë e saj në një intervistë të re me revistën Elle , ku shfaqet në kopertinën e numrit të marsit.

Supermodelja bjonde ka shfaqur format e saj trupore duke dashur të tregojë humbjen e çdo kilogrami të shtuar, gjatë shtatzënisë së saj të parë.

Në vitin 2020 ajo u bë nënë e një vajze të cilën e quajti, Khai Hadid Malik, e të cilën e ka me këngëtarin, Zayn Malik.

Veshje, Guest In Residence. Gjerdan Elsa Peretti, 6,800 dollarë, unazë, 2,200 dollarë, Tiffany & Co.

Ajo ka dhënë edhe një intervistë për “Elle” dhe në një moment shpërtheu në lot kur u pyet se si e menaxhonte famën.

Gigi Hadid

“Po bëhem emocionale vetëm kur po mendoj për këtë”, ka thënë Gigi.

“Çfarë nuk di bota për mua? Unë nuk e di. Po emocionohem duke menduar për këtë”, ka shtuar ajo.

Gigi teksa ka folur për “Elle” ka shpërthyer në lot, se ajo dhe motra e vogël, Bella kanë qenë në terapi, derisa ka shtuar se tenistja Serena Williams i mësoi asaj se si të merrej me kritikat që vijnë nga të qenët në qendër të vëmendjes.

“Pasja e një vajze, megjithëse më ndryshoi jetën për të më bërë vërtet të dëshiroj të ndihem më e qetë, gjithashtu më ka bërë vërtet të vlerësoj kaosin”, tha Hadid për Elle.

“Serena një herë më tha: Asgjë nuk qarkullon në shtyp më shumë se tri javë”. Mund të ndiheni sikur jeta juaj po merr fund”, vuri në dukje Hadid.

Ajo ka bërë të ditur se do të ketë një rol të ri si bashkëprezantuese në shfaqjen e Netflix, të quajtur “Next In Fashion”, së bashku me Tan France, në sezonin e dytë që debuton muajin e ardhshëm.

Gigi Hadid

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika