Hajdari me vendim të ri, cakton masa të tjera mbrojtëse për çmimet e naftës

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka kthyer marzhën e fitimit për produktet e naftës.

Siç thuhet në njoftimin e MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, ndërsa me pakicë deri 12 centë për litër.

Vendimin, MINT-i e ka arsyetuar me periudhën kur bashkatdhetarët janë në Kosovë.

“Ky vendim ka për qëllim parandalimin e çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në atdhe, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për t’i mënjanuar çrregullimet tjera në treg”, thuhet në njoftim.

Ministria ka thënë po ashtu se bazuar nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës, është vënë re se ka pasur mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

Kjo masë nga Ministria ka qenë në funksion në disa raste muajve të fundit.

Vendimi i MINT-it është marrë në ditën kur Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm ligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika