Hajduku i Splitit ofron 200 mijë euro për Elvir Gashijanin, Llapi kërkon më shumë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka pohuar për “RTV Dukagjinin” se Hajduku i Splitit ka bërë ofertë zyrtare për Elvir Gashijanin.

“Kemi disa oferta. Mund ta përmendi ofertën zyrtare të Hajdukut të Splitit. Kemi biseduar dhe do të bisedojmë sërish për të gjetur gjuhë të përbashkët me klubin kroat në mënyrë që Elviri ta vazhdojë karrierën në Kroaci. Nëse nuk ndodh në janar, atëherë për në verë është punë e kryer. Oferta e parë ka qenë 200 mijë euro, por e kemi refuzuar. Kërkojmë më shumë, e po ashtu edhe përqindje në kartonin e lojtarit. Elviri është lojtar i talentuar dhe besoj që do ta shohim në ndonjë klub të madh evropian”, u shpreh Batatina.

Gashijani ka pasur paraqitje shumë të mirë me Llapin në stinorin vjeshtor. Ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.

Ai ka luajtur me sukses edhe për Kosovën U19, duke shënuar dy gola kundër Ukrainsë U19.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika