Hajnat futen në dy shkolla në Lipjan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës në raportin e përditshëm ka njoftuar se në dy shkolla në Lipjan kanë hyrë hajnat.

Në rastin e parë një punëtore teknike në shkollë në fshatin “Jeta e re” ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës por se nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë.

“Ankuesja femër kosovare punëtore teknike në shkollë, ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës, nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërsa, në një shkollë tjetër, përgjegjësi ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë janë parë disa persona që kanë hyrë brenda dhe nuk dihet nëse kanë vjedhur diçka.

“Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i shkollës, ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se persona të panjohur  kanë hyrë brenda në objekt shkollor dhe ende nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Rastet janë iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika