Para gjujtjeve me armë zjarri që dëgjohen, 3 persona të maskuar kishin vendosur një mjet shpërthyes në njërin nga bankomatët që ndodhen në magjistralen Prishtinë Ferizaj.
Këta persona që ende janë të panjohur për organet e drejtësisë, ia kishin mësyrë t’i grabisnin të tre bankomatët, por që nuk ia arritën shkaku i reagimit të Policisë.
Xhavit Xhokli, shef i sektorit të operativës rajonale në Ferizajt, thotë se përvec veturës së policisë që është dëmtuar, zyrtarët policorë nuk kanë pësuar lëndime.
“Diku para orën 5 të mëngjesit, 3 grabitësa të armatosur të maskuar e kanë hudh në ajër një bankomat edhe janë munduar të marrin para por nuk kanë arritur, pastaj i kanë dëmtuar edhe dy bankomata të bankave të tjera në afërsi të atij udhëkryqi, në momentin që policia ka ardhur në vendin e ngjarjes, aty kanë filluar me gjuajte me armë të gjata”, ka thënë shefi i sektorit të operativës rajonale, Xhavit Xhokli.
Tutje ai thotë se të dyshuarit janë arratisur dhe se puna për kapjen e tyre është duke vazhduar intesivisht.
“Numri i personave që ne i kërkojmë janë 3 por nuk dmth që nuk ka edhe më shumë se 3, mirëpo për momentin njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha njësive me i kërkuar këta njerëz..është qëlluar vetura e policisë me disa plumba, janë thyer xhamat e vetuurës dhe dëmtime të tjera”, vijon ai.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes telefonit, kanë thënë se hetimet janë duke vazhduar, dhe se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme që rasti të zbardhet sa më shpejtë.
Muajve të fundit janë shtuar gabitjet e tilla të armatosura në Kosovë, derisa javën e kaluar, Policia ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën Ferizaj-Kaçanik.