Hajrizi: Arsimi është në nivelin më të mirë në historinë e vendit, por ende nuk mjafton

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka vlerësuar se gjendja e arsimit në Kosovë është në nivelin më të mirë në historinë e vendit. Megjithatë, ai thekson se ky përparim nuk është ende i mjaftueshëm për t'iu përshtatur sfidave bashkëkohore

Edmond Hajrizi, themeluesi dhe rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), ka vlerësuar se sistemi arsimor në Kosovë ka arritur një nivel më të mirë se kurrë më parë në historinë e vendit.

Në Debat Plus, Hajrizi theksoi përmirësimin e dukshëm në aspektin e infrastrukturës dhe cilësisë së mësimdhënies. Por Hajrizi ka shtuar se kërkohet angazhim i mëtejshëm për të përballuar sfidat e kohës dhe për të siguruar që arsimi në Kosovë të jetë në harmoni me standardet ndërkombëtare

“Ka rrethana të tjera, ka infrastrukturë më të mire, ka nivel të mësimdhënies më të mirë. Mirëpo ky zhvillim nuk është i mjaftueshëm për rrethanat dhe për kompleksitetin që jemi sot. Është më mirë sesa ka qenë. Kohën kur ne kemi studiuar”, ka thënë Hajrizi.

Hajrizi kujtoi gjithashtu fillimet e UBT-së, që nga themelimi pas luftës, kur arsimi në Kosovë nuk ishte në nivelin e duhur për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e kohës.

Ai tha se që atëherë UBT ka sjellë risi në arsim, përfshirë futjen e programeve në gjuhën angleze dhe teknologjive moderne.

“Arsimi nuk ka qenë i mjaftueshëm. Nuk ka qenë në nivel për ta përmbyllur nevojën dhe kërkesat dhe ne kemi reaguar. Jo vetëm për t’i plotësuar numrin e vendeve të atyre studentëve që s’kanë mund më u regjistru në publik.

Kryesisht me vlera shtesë për here të parë ne kemi pru programin në gjuhën angleze në Kosovë, për herë të parë kemi sjellë programe të përbashkëta, po flas menjëherë pasluftës. Ne kemi sjellë teknologji moderne, kemi gjeneruar çdo here diçka inovative me të cilën kemi dhënë një kontribut në arsimin në Kosovë. Dhe tani pas 20 vjetësh, pasi 2001 – 2024, janë konfirmuar jo vetëm në nivelin kosovar që jemi institucion me reputacion dhe me indikatorët më të mirë por edhe në nivelin botëror…”, ka shtuar Hajrizi.

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika