Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Hajrizi, ka përmendur Vlora Çitakun dhe Enver Hoxhajn si emra të mundshëm që mund të marrin drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës.
Në emisionin FIVE, Hajrizi tha se në PDK ka disa personalitete që mund të jenë kandidatë për ta udhëhequr partinë.
Ai veçoi Enver Hoxhajn, ish-ministër të Punëve të Jashtme të Kosovës, si dhe Vlora Çitakun, ish-ministre e Integrimit Evropian dhe ish-ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hajrizi vlerësoi se Çitaku mund të jetë një mundësi për ta marrë drejtimin e PDK-së, duke theksuar se zgjedhja e saj do të shënonte herën e parë që partia do të udhëhiqej nga një grua.
“Sot kush do ta udhëheqë Partinë Demokratike të Kosovës, ka shumë njerëz, personalitete interesante, zoti Hoxha, ish ministri i punëve të jashtme, Vlora Çitaku, mund të jetë ish ambasadore në Washington, apo dikush tjetër. Mirëpo po i përmendi vetëm këto dy personalitete që kanë pasur poste të rëndësishme në Republikën e Kosovës, zoti Hoxha si kryediplomat dhe zonja Çitaku, në të kaluarën ministre e integrimeve dhe mandej ambasadore në Washington, dhe tashmë është protagoniste e madhe e partisë. zonja Çitaku mund të jetë pse jo kryetare e Partisë Demokratike. Që do thotë për herë të parë që një femër e vetme Partinë Demokratike”, ka deklaruar ai.