I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur edhe më detajisht rreth procesit të Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, të mbajtur më 6 prill 2022.
“Si Ministri e Sportit, i kemi marrë të gjitha vendimet që na takojnë me ligjin e Kosovës. Opinionin e zyres ligjore e kam kërkuar unë, nuk është që dikush është munduar ta keqpërdorë”, tha ai.
Çeku potencoi gjithashtu “ne i kemi bërë tonat, por i mbetet anëtarësisë, anëtarësia e përbën federatën që të ecë më tutje, por duhet ta presim edhe licencimin.
Se licencimi kërkon edhe dëshmi që jo vetëm që i ke dokumentet e brendshme, por edhe procedurat e kuvendeve i ke pasur në rregull”.
Për fund, ai shtoi “mbase kur vjen puna të shqyrtimit të këtyre akteve dhe të kuvendeve të tyre, mund të ketë edhe ndonjë situatë tjetër në licencim të FFK-së”