Hakerët publikojnë pamje nga sistemi i kamerave të policisë në Tiranë, Peshkopi dhe nëpër pika kufitare

Hakerët iranianë kanë publikuar pamje nga sistemi i kamerave në disa komuna të Shqipërisë dhe në disa pika kufitare

Ilustrim





Hakerët iranianë të cilët sulmuan Shqipërinë, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e survejimit me kamera sigurie, raporton Top Chanel.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se, përmes faqes HomelandJustice, hakerët e Iranit kanë publikuar disa video nga sistemi i kamerave të policisë së Tiranës, Peshkopisë, Rinasit, por edhe pikave të kalimit kufitare.

Në pamjet duken ambiente të ndryshme të komisariateve e drejtorive të policisë, pritjet e qytetarëve, apo dhomat e shoqërimit.

Data në kamera tregon se hakerët kanë pasur akses në muajt qershor, korrik, gusht dhe ditët e para të shtatorit.

Të enjten e 22 shtatorit, Byroja Federale Amerikane e Hetimeve(FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se, qeveria iraniane e identifikuar me “Homeland Justice” nisi sulmin në korrik të këtij viti kundër portaleve qeveritare shqiptare, duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport, transmeton Euronews Albania.

Më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika