Haki Abazi akuzon Kurtin për dredhi e manipulim

Deputeti, Haki Abazi, ka akuzuar qeverinë Kurti, ku sipas tij këto tri vite qeverisje e ka karakterizuar margjinalizmi, ngulfatja e kuvendit, duke e shndërruar demokracinë e Kosovës në autokraci totale

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, simbolikisht hap “të pame”, siç thotë, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Deputeti Haki Abazi ka akuzuar Qeverinë Kurti, duke thënë se Kurti ka manipuluar e mashtruar me fatin e qytetarëve të Kosovës.

“Përgatitja e dërgimit të statutit të Zajednicës, tregon që Kurti ka manipuluar me fatin e Kosovës”

E sot, sipas tij, do të duhej që të flitej për “dredhitë”, sa i përket çështjes së anëtarësimit në KiE.

“Sot do duhej të diskutohej në detaje dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në KiE, dhe në vend se të bëhet kjo gjë brenda parlamentit siç është bërë zakon që të margjinalizohet e të ngulfatet debati demokratik, ai ka nisur një process të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, duke manipuluar me PDK-në fatkeqësisht,” tha Abazi.

Abazi, demokracinë e Kosovës po e quan autokraci totale, të shndërruar nga vetë qeveria.

“Sot e patë që ai po e dërgon statutin e Asocicacionit të Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, do të thotë ideja e manipulimit e mashtrimit që e ka karakterizu këtë trevjeçar ka qenë margjinalizimi, ngulfatja e kuvendit, zëri deputetëve, mosardhja e mospërgjigjja e kryeministrit Kurti dhe ministrave në pyetjet e deputetëve, duke e shndërruar demokracinë e Kosovës në një autokraci totale.”

“Përgatitja e dërgimit të statutit të Zajednicës në Gjykatë Kushtetuese, tregon që Kurti ka manipuluar me fatin e Kosovës”

Si deputetë, Abazi tha se nuk mund të rrinë të heshtur e të manipuluar “nga Kurti e Dejona Mihajli, përderisa vendit i hiqen copat e sovranitetit dhe integritetit kushtetues.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika