Nesër, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tani i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi i është bashkuar listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Të dielën në ora 12:00, në selinë e AAK-së mbahet konferencë e përbashkët shtypi e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe Haki Abazit”, thuhet në njoftim.