Haki Abazi nesër “shpall vdekjen e  Kuvendit e Qeverisë” dhe ua hap të “pamën” 

"Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës".

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Të enjten me fillim nga ora 10:00 deputeti Haki Abazi shpall “vdekjen e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës” dhe pastaj ua “hap të pamën”.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës janë duke u “mashtruar” nga “loja e ndytë” e kryeministrit, Albin Kurti.

“Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij. Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetëve përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës!”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Abazi shtuar se “një popull nuk i nënshtrohet një njeriut” dhe kështu ka ftuar ata që ndjehen të “tradhtuar” t’i bashkëngjitën të enjten prej orës 10:00.

“Kushdo që ndjehet i/e tradhtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mëngjesit. Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike. Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar, biznese të goditura, të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, ka shtuar Abazi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika