Hakimi për familjen e tij: Ishim të varfër, tash luftoj për ta

Hakimi dhe nëna e tij





Fitorja e madhe e Marokut kundër Belgjikës në ndeshjen e Kupës së Botës FIFA, të dielën, magjepsi tifozët në stadiumin Al Thumama dhe në mbarë botën.

Por skenat më emocionuese u panë në tribuna kur lojtari maroken, Achraf Hakimi, iu afrua nënës së tij dhe i dha një puthje.

Hakimi në një deklaratë tha se fëmijëria e tij ishte shumë e vështirë dhe se familja e tij kishte sakrifikuar shumë për të edhe pse ishin tejet të varfër.

“Nëna ime pastronte shtëpitë. Babai im ishte një shitës ambulant. Të luaja futboll ishte një ëndërr për mua dhe një sakrificë për ta, vëllezërit e mi sakrifikuan gjëra. Ishim shumë të varfër. Tani unë luftoj për ta!”, ka thënë Hakimi, raporton Fabrizio Romano.

Lojtari i PSG-së, i cili filloi me Real Madridin dhe më pas kaloi në Inter, vrapoi në tribunë pas fitores. Ai ia dhuroi edhe nënës së tij bluzën e ndeshjes. Videoja dhe fotot e skenave emocionale po bëhen virale në të gjithë internetin. Vetë Hakimi ka shpërndarë foto në Twitter.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika