Halimi: Bashkë me policët e suspenduar duhet të shkojë edhe eprori i tyre, ministri i Brendshëm

Sipas zëdhënëses së LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se suspendimit të zyrtarëve që nuk e kryen zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së është duhet t’i pasojë largimi i ministrit, Sveçla

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen zbatimin e urdhrit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së është lajm i mirë.

Por kjo sipas Halimit nuk mjafton pasi bashkë me këta policë duhet te largohet edhe eprori i tyre, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka thënë Halimi.

Ajo tha se gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor, e sipas Halimit ishte nën përkujdesjen e shteti që dështoi ta mbronte atë.

“Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika