Halimi e LDK-së i reagon Kurtit: Është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti. Halimi thekson se është "kundër logjikës" të lavdërohen sukseset në diplomaci kur vendi është nën sanksione nga aleatët e tij

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, i cili pak më herët u lavdërua për sukseset në politikën e jashtme.

Sipas Hamiti është “kundër logjikës” të lavdërohesh për suksese në diplomaci kur Kosova është në sanksione nga aleatët e saj.

“Është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj. E kryeministri Kurti, në vend se të lëvizë në kahun e duhur për t’ia hequr sanksionet që i prekin drejtpërdrejt qytetarët kosovarë, ai shfaqet me krekosje”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Halimi ka theksuar se diplomacia kosovare ne krye me kryediplomaten, Donika Gërvlla, është në qorrsokak.

“Në dy vite e gjysmë mandat, nuk patëm asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E ta cilësosh aplikimin për sukses është absurditet.

Nëse i kujtojmë gafat e panumërta të zëvendëskryeministres Gërvalla në deklaratat e saj të pamatura dhe të dëmshme për vendin, atëherë mund të konkludojmë se diplomacia kosovare është në qorrsokak!”, ka shtuar Halimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika