Halimi e LDK-së: Kosova meriton qeverisje, jo propagandë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka akuzuar Qeverinë për propagandë, dhe sipas saj, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar se LDK-ja me kundërshtimin e propozimit të tij për tatimin në pronë dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.

Halimi nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar Qeverinë për propagandë, duke thënë se “Kosova meriton qeverisje, jo propagandë”.

Po ashtu, sipas saj, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës.

“Ideologët e përçarjes sërish në ofanzivë. Një gjë tanimë është e sigurt, kur krizat nuk po zgjidhen nga pushteti, po të njëjtit aktivizohen në rolin e propagandës. Qasje e rrezikshme për kohezionin shoqëror”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndërsa, ministri Murati, ka thënë së propozimi i tij që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë është shumë i thjeshtë.

Mirëpo, sipas tij, këtë propozim e kundërshton opozita dhe kërkon që të kthehet vlerësimi i vjetër.

E kjo vije pasi janë “me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak”, ka theksuar Murati, duke shtuar se “Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banes”.

Ai gjithashtu ka treguar propozimin e opozitës, e, në këtë rast është i LDK-së.

“Një tjetër pronar marketesh, me vlerësimin e vjetër që po e kërkon LDK, do t’i binte të paguajë rreth 70 mijë euro më pak”, ka thënë Murati.

Sipas Muratit, kushdo që e ka hallin e qytetarëve e mbështet propozimin e tij, duke theksuar se ata që e kanë hallin e biznesmenëve e mbështesin propozimin e opozitës.

Ndërkaq, edhe ish-ministrja e Financave dhe njëherësh deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit Murati.

Bajrami ka thënë se ministri Murati, “i cili thotë se i ka shpërndarë 800 milionë euro ndihma qytetarëve dhe bizneseve, që dy vite, e i cili nuk e ka guximin ta publikoj asnjë listë të top 50-përfituesëve, të ‘200 masave të tij”, sot paska renditur një mal me të pavërteta për konferencën e LDK-së”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika