Halimi e LDK-së: Partia e Kurtit do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutës

"Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike"

Sibel Halimi

Gjatë ditës është bërë me dije se Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar të pranueshme kërkesat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Në lidhje me këtë ka zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halim, ku sipas saj, partia e kryeministrit, Albin Kurti, do të hyjë në histori sa i përket shkeljes së Kushtetutës.

“Partia e Albin Kurtit, do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutës. Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik.

Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike.

Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë.

Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!”, ka shkruar Halimi në Favebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika