Halimi kritikon Qeverinë: Absurde që shërbimet sociale të rrezikojnë mbylljen

"Është absurde që shërbimet sociale për pjesën më vulnerabël të shoqërisë të rrezikojnë mbylljen, në një kohë buxheti i shtetit trajtohet si thes dhuratash fundviti.  Është po ky pushtet që këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëj diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson 35 organizata joqeveritare, gjatë ditës së enjte kanë adresuar një letër të hapur te Qeveria e Kosovës, duke kërkuar ndërmarrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e mbylljes së shërbimeve sociale për fëmijët e cenueshëm.

Për këtë ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, duke kritikuar Qeverinë se “këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëjë diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm”.

“Fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, abuzimit dhe keqtrajtimit rrezikojnë të mbesin në mëshirë të fatit. Këtë fakt të trishtë e mësuam nga letra e hapur e dërguar sot nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në drejtim të Qeverisë. Është absurde që shërbimet sociale për pjesën më vulnerabël të shoqërisë të rrezikojnë mbylljen, në një kohë buxheti i shtetit trajtohet si thes dhuratash fundviti.  Është po ky pushtet që këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëjë diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm. Politika shtetërore në Kosovë dhe njerëzorja nuk janë thjesht të ndryshme; janë bërë në fakt krejt e kundërta e njëra-tjetrës!”, ka shkruar Halimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika