Halimi kritikon Qeverinë për indiferencën ndaj grevës së aktorëve të Teatrit Kombëtar

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Teatrin Kombëtar, ku aktorët vazhdojnë të jenë në grevë për 40 ditë rresht.

Përmes një postimi Halimi ka akuzuar Qeverinë për indiferencë ndaj kërkesave të aktorëve për kushte më të mira pune dhe paga dinjitoze.

“Aktorët e Teatrit Kombëtar nuk ngrisin perden për shfaqjen e radhës.

Tragjikomedia e pushtetit vazhdon me një skenar të pamëshirshëm: as në fund të mandatit qeverisës, indiferenca nuk ndalet.

Prej 40 ditësh, aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë, duke kërkuar të drejtat më bazike – kushte pune njerëzore dhe paga dinjitoze”,ka shkruar Halimi.

Halimi ka kritikuar ashpër qasjen e pushtetit ndaj kulturës dhe artistëve, duke e quajtur atë një “farsë cinike”.

“Por në këtë skenë absurde, ku artistët janë në grevë pushteti vazhdon të luajë një farsë cinike. Tregojnë moskokëçarje për kulturën dhe për ata që mbajnë gjallë shpirtin artistik të vendit.

Shikoni mirë këtë skenë! Sepse është pasqyrimi i vërtetë i një pushteti që rrënon artin dhe shpërfill dinjitetin njerëzor”, ka shtuar Halimi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika