Halimi: Kur sistemi politik abuzon me njerëzit që denoncojnë të shëmtuarën dhe korruptiven, ata i ”shpallë të çmendur’’

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar pushtetin lidhur me përndjekjen e gazetarëve.

Reagimi i Halimit vije pas një postimi të këshilltarit të jashtëm të kryeministrit për shëndetësi, Jusuf Ulaj, i cili ka thënë se ”Nëse dikush në rrethin tuaj fillon të krijojë konspiracione, dyshime që përcjellet, që përgjohet, që pritet të persekutohet, që është nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë, ushtrisë apo agjencioneve të intelegjencës keni parasysh së ai person mundet me pas probleme me shëndetin mendor’’ duke aluduar në reagimet e gazetarëve të cilët kanë bërë të ditur se po përcjellën nga agjent të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë(AKI).

Lidhur me këtë Ulaj ka thënë se ”ndihma e psikiatrit është e domosdoshme…”.

Halimi përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qasjen e Ulajt duke thënë se ”Përfshirja e Institucioneve Psikiatrike në trajtim të çështjeve politike dhe shoqërore është simtomë e shteteve abuzive me demokracinë’’.

Ajo këtë e ka bazuar tek teoria e filozofit të njohur francez, Michel Foucault i cili ishte kritik ‘’ndaj mënyrës se si shoqëria dhe shteti përdor institucionet psikiatrike për të kontrolluar ata që cilësohen ‘të çmendur’”.

‘’Ai tregoi se psikiatria ka qenë një mjet për të përjashtuar dhe shtypur individët që nuk përmbushin normat shoqërore sipas fuqisë pushtetore’’.

Sipas Halimit, kur një sistem politik abuzon me njerëzit që denoncojnë të shëmtuarën dhe korruptivën, ata i ”shpallë të çmendur’’.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika