Halimi: LDK do ta përcjellë me kujdes mbarëvajtjen e konkursit në KEK

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Sibel Halimi, ka thënë se si parti do ta përcjellin procesin e konkursit të ardhshëm të KEK-ut, dhe secilin konkurs tjetër që do të ndodhë në të ardhmen

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka komentuar njoftimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për ripërtëritjen e konkursit për punësimin e 127 personave.

Ajo ka thënë se është vërtetuar se procesi i rekrutimit ka qenë i manipuluar.

“LDK, për skandalin e punësimeve në KEK kishte reaguar me kohë, ku për më tepër kishte deponuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pasi që kishte vlerësuar se 128 të pranuarit nga konkursi kanë lidhje familjare me zyrtarët në këtë ndërmarrje si dhe janë militantë e të afërm me partinë në pushtet”, ka deklaruar ajo.

Korporatës Energjetike të Kosovës – KEK

Tutje ajo ka shkruar se LDK-ja do ta përcjell me kujdes mbarvajten e konkursit të ardhshëm në KEK.

“LDK do ta përcjellë me kujdes të shtuar mbarëvajtjen e këtij konkursi si dhe të çdo konkursi tjetër. LDK do të zhvilloj një betejë të paepur në mbrojtje të të gjithë atyre që u mohohet e drejta në të gjitha rastet”, ka shtuar ajo.

Më gjashtë prill të vitit 2022, LDK-ja kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e konkursit të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), të cilat kjo parti i ka quajtur të paligjshme.

Xhafer Tahiri, Shkëmb Manaj dhe Sibel Halimi

Kjo parti kishte akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për punësime partiake e familjare të mbi njëqind kandidatëve.

Sipas tyre, partia në pushtet e kishte hapur konkursin me motive politike, ndërmjet dy proceseve zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, për të fituar sa më shumë vota.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika