Halimi: Makineria propagandistike e demagogjike duhet të marrë fund

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, është shprehur se Kosova pas ditës së djeshme ka hyrë në një stad të ri të konceptimit të politikës

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se Kosova pas ditës së djeshme ka hyrë në një stad të ri të konceptimit të politikës.

“Dita e djeshme duhet të bëjë kthesë në vlerësimin e qytetarëve se çfarë përfundimisht kërkojnë nga një parti politike e çfarë është rëndësishme për jetën e tyre!”, ka shkruar Halimi.

Zëdhënësja e LDK-së ka thënë tutje se partia e cila “për vite prodhoi kauza artificiale e realitete paralele, kontaminoi diskursin publik duke polarizuar shoqërinë e ndjellë gjuhë të urrejtjes”.

“18 marsi shpërfaqi një të vërtetë absolute – shfrytëzimin e fatkeqësisë së qytetarëve, vetëm për hir të pushtetit, madje duke braktisë edhe vetë identitetin”, ka shtuar Halimi.

Tutje, ajo ka potencuar se “makineria propagandistike e demagogjike për të krijuar një gjendje tjetër sot, të prodhuar nga zyrat e Vetëvendosjes” duhet të marrë fund.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika