Halimi nga LDK: Si çdo gjë me këtë qeveri, edhe kultura në anarki

Sibel Halimi nga radhët e LDK-së ka thënë se artistët kosovarë nuk meritojnë një përçmim dhe nëpërkëmbje të tillë, si ajo që sipas saj, po bëhet. Sipas Halimit, shumë nga institucionet kulturore në Kosovë kanë mbetur pa drejtor, pa këshillet drejtuese përkatëse dhe artistët pa vende për të ushtruar artin e tyre

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se kultura në Kosovë nuk është kursyer nga, siç e quan ajo, paaftësia e Qeverisë dhe mendësia kapëse e saj.

Sipas Halimit, shumë nga institucionet kulturore në vend kanë mbetur pa drejtor apo edhe pa këshillet drejtuese përkatëse.

“Duke nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës që është pa Drejtor artistik, më pas për të përfshirë Qendrën Kinematografike, Galerinë Kombëtare, e deri te Ansambli ‘Shota’, të gjitha këto institucione qenësore të artit dhe kulturës, janë pa drejtor, gjegjësisht me u.d. drejtor, me këshille drejtuese gjysmake apo pa to fare”, ka thënë Halimi.

Ajo ka përmendur moshapjen e një konkursi për plotësimin e pozitës së drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës për tash e 10 muaj dhe jo vetëm.

“Për të mos u ndalur me kaq, artistëve të Baletit Kombëtar dhe atyre të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në emër të renovimit, i kanë larguar nga hapësirat e punës, pa asnjë plan alternativ e pa një ide se ku do të ushtrojnë tani e tutje veprimtarinë e tyre të çmueshme”, ka deklaruar Halimi.

Ajo thekson se artistët kosovarë nuk e meritojnë një përçmim dhe nëpërkëmbje të tillë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika