Halimi: Para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se "Pushteti me 51 për qind të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin"

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët.

“Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet”, ka shkruar Halimi.

Tutje zëdhënësja e LDK-së ka shtuar se “derisa, para dy viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’”.

Sipas saj, Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë.

“Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces”, ka shkruar Halimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika