Halimi pas deklaratave të Kurtit për propozimin evropian: Mungesa e transparencës po shkakton mosbesim e mëdyshje

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi, për deklaratat e kryeministrit Kurti për propozimin evropian, ka thënë se "deklarata e kryeministrit që propozimi franko – gjerman është pranuar nga ana e tij, tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore"

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti, se e pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Halimi ka thënë se është e detyrueshme dhe obligative që kryeministri Kurti të raportojë në Kuvend, sepse, sipas saj, “Kosova është shtet parlamentar”.

“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”, ka shkruar Halimi.

Zëdhënësja e LDK-së ka shtuar se deklarata e kryeministrit Kurti që propozimi franko – gjerman është pranuar nga ana e tij, tregon “për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun, dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika