Halimi pas kërkesës së Haxhiut: Qasje e rrezikshme, dhunë simbolike e pushtetit autoritar

Pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga prokurori që të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës, ka reaguar dhe zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga prokurori që të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës.

Halimi ka thënë se “mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj”.

“Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si erdhën në pushtet”, ka shkruar Halimi.

“Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, për pos qasje e rrezikshme, shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit”, ka potencuar zëdhënësja e LDK-së.

Sipas saj, kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar.

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika