Halimi për masat e BE-së: Kosovës çdo ditë po i mbyllet një derë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se perspektiva e afirmimit ndërkombëtar që i duhej Kosovës, po i mbyllet çdo ditë një derë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se perspektiva e afirmimit ndërkombëtar që i duhej Kosovës, po i mbyllet çdo ditë një derë, derisa sipas saj, “kryeministri Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta”.

“Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!? Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka thënë tutje se nga moskoordinimi me aleatët, Kosova “ka shkuar” në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.

“Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione! Krejt dhe drejt …autoritarizmit!”, ka shkruar ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar masat e Bashkimit Evropan ndaj Kosovës, duke i cilësuar si  “ të padrejta”.

Kurti më tej ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të bëjë kompromis me sundim e ligjit e as me kushtetutshmërinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika