Halimi për Qeverinë: Është shembull i mosqeverisjes

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas grevave të SBASHK-ut dhe krizës energjetike si pasojë e të cilave, greva e mësimdhënësve është paralajmëruar të vazhdojë, ndërkohë që edhe reduktimet vazhdojnë të jenë prezente. Sipas Halimit, Kosova është në kolaps dhe qytetarët janë ata të cilët po e paguajnë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës është shembull i mosqeverisjes dhe i “aftësisë” për të propaganduar, kërcënuar dhe linçuar.

Halimi ka reaguar pas grevave të SBASHK-ut dhe krizës energjetike si pasojë e të cilave, greva e mësimdhënësve është paralajmëruar të vazhdojë, ndërkohë që edhe reduktimet vazhdojnë të jenë prezente.

“Letërnjoftimi më identifikues i partisë në pushtet është ai i paaftësisë, dështimit për t’u përballë me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. Partia në pushtet së fundmi është pajisur edhe me disa ‘certifikata’, me atë të qasjes autokratike ndaj kërkesave të sindikalistëve grevistë e deri te dështimi në energji”, ka shkruar Halimi, në Facebook.

Si rrjedhojë e çasjes së Qeverisë së Kosovës, sipas Halimit, Kosova është në kolaps dhe qytetarët janë ata të cilët po e paguajnë.

Besian Mustafa: Po jetojmë në terr, qeveria nuk ka plan për energjinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika