Halimi për Qeverinë: Goditje e ulët dhe hakmarrje politike

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me mosekzekutimin e pagave për grevistët. Sipas saj, ky vendim mund të emërohet sikurse hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së





Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se pandjeshmëria e qeverisë ndaj qytetarëve, mund të emërohet si goditje e ulët dhe hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre.

“Kjo pandjeshmëri e qeverisë ndaj qytetarëve tanë, e shprehur me kaq lehtësi, nuk ka sesi të emërohet ndryshe veçse goditje e ulët e hakmarrje politike e pushtetarëve ndaj qytetarëve të tyre”, ka thënë ajo.

Tutje, Halimi është shprehur se pushtetarët dalin me krenari në konferenca për të kumtuar lajmin se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit, mirëpo nuk e kanë parasysh faktin se familjet po ballafaqohen me probleme të mbijetesës, pasi kishte edhe rritje çmimesh në gjithçka.

Ndërkaq, për këtë çështje ka folur edhe Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Mimoza Kusari-Lila, e cila ka theksuar se, ligji për greva e përcakton saktë kompensimin ose moskompensimin për grevistët.

Deputetja e VV-së ka thënë se me ligjin mbi grevën, parashihet se punëtorët qoftë në sektorin publik apo në atë privat, të cilët janë pjesë e grevës së deklaruar, sipas rregullave të parapara me ligj, nuk kompensohen për ditët të cilat nuk janë në vendin e punës.

“Në bazë të këtij ligji, do të vendoset për ekzekutimin e pagave për grevistët”, ka thënë Kusari-Lila.




Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika