Halimi: Po bëhet populizëm sa i përket urës së Ibrit, qeveria të koordinohet me aleatët

Qeveria e Kosovës ka prezantuar planet për hapjen e Urës së Ibrit, që mbetet e mbyllur për qarkullim të veturave.

Ministria e Infrastrukturës tashmë është në pritje të raportit të testimeve të bëra javën e kaluar në lidhje me stabilitetin e urës mbi Ibër.

Eksperti i sigurisë, Jeton Halimi, diskutimin për hapjen e Urës së Ibrit po e konsideron “populizëm” nga ana e qeverisë, duke thënë se po mundohen të kamuflojnë situatën në prag të zgjedhjeve të rregullta.

“Populizëm sa dush, dështimet e tij kryeministri Kurti mundohet t’i mbulojë në kurriz të qytetarëve. Pse s’u hap ura para 2 viteve, por tash. Kjo nuk do koment, meqenëse e kanë bo njet qeveria me hapë urën, të shohim kujt po i del më mirë, është mirë që tani të mos ketë ndonjë reagim pasi kjo është matje e pulseve. Është njëfarë kamuflimi, e shoh më shumë si populizëm”, ka deklaruar Halimi.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Halimi ka thënë se për çështje të tilla qeveria duhet të ketë koordinim me ndërkombëtarët.

“Pa një dakordim, Kosova dhe politika e Kurtit do të shkojë në humnerë”, ka vijuar ai.

Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka thënë se për Urën e Ibrit fillimisht është dashur të bëhet testimi, pastaj të ketë trumbetime për hapjen e saj.

“Fillimisht të bëhet testi, pastaj të trumbetohet a duhet të bashkohet ura. E jo nëse nuk na lejojnë ndërkombëtarët, nëse nuk kemi fuqi të shtyjmë përpara këtë projekt, të supozoj të dalim me një raport e të thomë se ura nuk është e mirë”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, moshapja e saj më shumë duhet të shihet si cenim i lëvizjes së lirë sesa problem politik.

“E shoh si urë të ndarjes tash e më shumë se 24 vite, ka qytetarë nga të dyjat anët që e dojnë qytetin e bashkuar. E shoh më shumë si cenim të lëvizjes së lirë. Në aspektin si qytetar po të jetoja në atë vend, mendoj që është në rregull me lëvizë në atë urë. Ne e kemi të ndërtuar, është e çuditshme të dëgjohen ambasadorët e vendeve të huaja të thonë që ura është problem për bashkim”, ka theksuar Ahmeti.

 

Sot pritet të publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika